Ngordhja e mijëra shpendëve në pularitë e Durrësit, prokuroria nis hetimet

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për ngordhjen e mijëra pulave në disa pulari të qytetit bregdetar.

Siaps burimeve për media prokuroria ka kërkuar informacion për të mësuar se kur është konstatuar rasti i parë dhe nëse janë vënë në dijeni apo jo institucionet përkatëse.

Gjithashtu, institucioni i akuzës i ka kërkuar sot policisë të sekuestroje dokumente mbi praktiken që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve.

Kujtojmë se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka konfirmuar ditën e djeshme rastin e parë të influencës aviare të tipit H5N8. Rasti është konfirmuar në një fermë në Durrës, që mbarështojn shpendë.

Të Fundit