Ngjarje makabre në Greqi/ 46-vjeçari vret me sharrë elektrike babin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Trikala të Greqisë. Mediat lokale raportojnë se një 46-vjeçar ka lajmëruar policinë dhe ka deklaruar se ka vrarë me sharrë elektrike babanë e tij 70-vjeçar.

Vrasja ka ndodhur në punishten e tyre. Ndërsa shkaqet që çuan në ngarjen dramatike nuk dihen ende.

Autori i tha policisë se krimin nuk e ka kryer ditën e sotme por të paktën 2 ditë më parë. 46-vjeçari tashmë është arrestuar nga autoritetet greke.

 

 

Të Fundit