Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Petrelë në periferi të Tiranës, ku një 64-vjeçar ka humbur jetën.
Policia, referuar deklarimeve të familjarëve thotë se personi, i cili ka ndërruar jetë është tërhequr zvarrë nga një kafshë.
Më datë 30.05.2024, rreth orës 19:50, në fshatin Petrelë, Tiranë, ka humbur jetën shtetasi B. Ç., 64 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, është tërhequr nga një kafshë”, thote policia.
Nderkohe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.