Ngjarje e pazakontë/Burri gjendet lakuriq brenda murit të teatrit, e shpëton zjarrfikësja

Një burrë është shpëtuar nga zjarrfikësja pasi ishte bllokuar brenda mureve të një teatri në Syracuse, shteti i Nju Jorkut.

https://www.bbc.com/news/world-us-canada-59186739?fbclid=IwAR2LnPD8YWJYNffcH9xyYDF9i5JnPmrjnuJ0XAJv2xvL1wQlUiXR52z8Q-8

Zjarrfikësit çanë murin dhe nxorën nga aty burrin që mendohet se kishte dy ditë i bllokuar aty. Ekipet e shpëtimit çanë muret e teatrit dhe e gjetën atë të zhveshur, thanë mediat lokale.  Pasi u shpëtua ai u dërgua në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.

Në një deklaratë në Facebook, departamenti i zjarrfikësve të Syracuse tha se nuk ishte e qartë se si ai kishte hyrë në hapësirën mes murit.

Duke folur për Syracuse.com, një gazetë lokale e lajmeve, drejtori i Landmark Theatre, Mike Intaglietta tha se burri ishte parë duke u endur nëpër ndërtesë në fillim të javës.

Policia tha se burri vuante nga sëmundje mendore dhe nuk do të procedohej penalisht apo identifikohej.

Të Fundit