Një ngjarje e rëndë ka ndodhur brenda një banese në kryeqytet.
Një 53-vjeçar me inicialet F. P., dyshohet se në gjendje të dehur ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.
I plagosuri ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, dhe gjendja e tij shëndetësore po monitorohet nga afër, sipas mjekëve.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po bën hetimet e para për dinamikën dhe shkaqet.




