Ngjarja e rëndë në Kosovë/ Osmani ndërpret vizitën në SHBA: Sulm i organizuar nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj në SHBA pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kosovë,  në Leposaviq ku ka ngelur i vrarë një polic i identifikuar si Afrim Bunjaku dhe është plagosur një tjetër.

Osmani është shprehur se vrasja në veri është “planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe”.

“Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin”, tha Osmani.

Të shumta kanë qenë reagimet e politikanëve kosovarë, por jo vetëm të cilët kanë dënuar sulmin e ndodhur dhe kanë hedhur akuza ndaj Serbisë.

Të Fundit