Ngjarja e rëndë/ Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me 20-vjeçaren, arrestohet 35-vjeçari!

Një 35-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës nën akuzën për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Prangosja e tij erdhi menjëherë pas denoncimit që depozitoi në Komisariatin nr. 4 një vajzë 20-vjeçare, e cila ka dëshmuar se i dyshuari e kishte përdhunuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan me iniciativë shtetasin A. T., 35 vjeç, pasi ka kallëzuar një 20-vjeçare se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, bëri me dije policia e kryeqytetit.

Hetimet e mëtejshme po i ndjek prokuroria vendore, teksa nuk jepen detaje të tjera nga ngjarja.

Të Fundit