Ngjarja e rëndë: Foshnja 5 muajshe ndërron jetë! Prindërit shqiptarë e lanë në makinë dhe shkuan në plazh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në ishullin e Paros në Greqi. Një foshnjë 5 muajshe me prindër shqiptar ka ndërruar jetë të dielën.

Sipas mediave greke, rasti po trajtohet si një hetim penal me elementë të rëndë, ndërsa prindërit shqiptarë janë arrestuar dhe po përballen me akuzën e “ekspozimit fatal të një të mituri”.

Megjithatë edhe pse kanë kaluar dy ditë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Prindërit e foshnjës kanë dhënë deklarata kontradiktore në polici.

Nëna ka dëshmuar se foshnja ishte lënë në makinë për të fjetur, ndërsa kjo e fundit së bashku me bashkëshortin ishin në plazh me fëmijët e tjerë, shkruan Prothotema.

Nga ana tjetër, babai pretendon se e kishin marrë me vete vajzën në det.

Një banor i zonës në një intervistë për tekevizionin Star është shprehur se familja kishte shkuar për pushim në plazhin Parasporos me katër fëmijët e tyre dhe se foshnja kishte rënë në gjumë gjatë rrugës, duke lënë të nënkuptohet se mund të jetë lënë në makinë në temperatura të larta.

Autoritetet kanë marrë në pyetje dëshmitarë dhe po analizojnë të dhënat e mjedisit ku ndodhi ngjarja. Trupi i foshnjës pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.

Të Fundit