Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Pojan të Maliqit, ku një 33-vjeçar ka vrarë veten me armë gjahu.
Mësohet se i riu vuante nga depresioni dhe ka ndërmarrë aktin e rëndë në oborrin e banesës së tij në fshat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.
“Pojan, Maliq/Informacion paraprak Rreth orës 10:15, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi M. H., 33 vjeç (dyshohet se vuante nga depresioni).
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.