Një orë yoga u ndërpre papritur nga policia, pasi një qytetar njoftoi autoritetet për të raportuar një “vrasje masive” pasi pa disa njerëz të shtrirë në dysheme, shkruajnë mediat e huaja.
Pjesëmarrësit në klasë, seancë e cila po mbahej në kafenenë Seascape, brenda observatorit të Detit të Veriut në Kapelën e Shën Leonards në verilindje të Anglisë, një vend me pamje nga deti, ishin në mes të meditimit kur policia mbërriti në vendngjarje.
Në një postim në Facebook, kafeneja shkruajti se dikush kishte “raportuar një vrasje masive” pasi kishte parë njerëz në dysheme brenda ndërtesës.
“Policia ishte në observator pasi dikush kishte raportuar një vrasje masive në ndërtesën tonë, pasi kishte parë disa njerëz të shtrirë në dysheme … që në fakt doli të ishte klasa e jogës në meditim”, shkruhet në rrjete sociale.
Kafeneja organizon rregullisht klasa joga në mbrëmje.
Observatori i Detit të Veriut ka dritare të mëdha trekëndore me pamje nga deti.
Në postim shkruhej gjithashtu se vendi mban klasa joga të Hënës së Re të mërkurave nga ora 7.30-21:00, ku mund të ndjeheni “të thirrur për të zhytur thellë në ciklin hënor”.