Ngatërrohet me borxhin e dikujt tjetër, Stopi i shpëton 2 milion lekë qytetares!

Lirie Preçi tregon, se që në vitin ‘94 jeton në Babrru, dhe gjithmonë ka qenë e rregullt në pagesën e ujit të pijshëm.Prej 4-5 vjetësh u vendos matës uji dhe pagesat vijuan rregullisht. Por së fundi Liria tregon, se e telefonuan nga UKT, ku i thonë, se është debitore në shumën 2 milionë e 200 mijë lekë të vjetra.Në këtë pikë në UKT u paraqit bashkëshorti i zonjës, Bashkim Preçi, të cilit iu komunikua, se jemi debitorë në një kontratë, që sipas UKT-së paskemi hapur. Liria thotë, se nuk ka hapur kurrë një kontratë të re, por sipas saj diku është bërë gabim. Ajo tregon, se në lagjen e tyre ka qenë një tjetër person me emër e mbiemër njësoj me burrin e saj.Gazetarja e “Stop” interesohet në zyrat e UKT-së, ku drejtoresha ekonomike Elona Pasha, shpjegoi, se rasti u verifikua dhe u kuptua, që ishte një gabim identiteti, ndaj debia e kontratës së dytë, do t’i hiqet familjes denoncuese.

Të Fundit