Një 75-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N.U. Po ashtu dyshohet se i moshuari ka kërcënuar me armë të afërmen e të miturës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur si dhe ka kanosur me armë sportive një të afërmen e saj.