Ngacmoi seksualisht 17-vjeçaren, arrestohet 34-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas me akuzën e ngacmimit seksual ndaj të miturve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në Kagjinas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit