Nga “fshesaxhi” te Gjelbërimi, në milioner! Sokol Kryeziu në GJKKO, njihet me masën e sigurisë

Sokol Kryeziu biznesmeni që dyshohet nga SPAK se ka kryer “korrupsion aktiv” në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, paraqitet në GJKKO për vlerësimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Kryeziu ndodhej jashtë vendit në momentin që GJKKO firmosi masat e kërkuara nga SPAK, teksa është kthyer në Shqipëri për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”.

Vlerësimi i masës do të bëhet nga gjyqtari i hetimir paraprak Erjon Bani.

Sokol Kryeziu i kompanisë “Gerard-A” është pjesë e dosjes së Erion Veliajt. Ai ka blerë 50 milionë lekë piktura pranë “NAN Gallery”, që kontrollohet nga Ajola Xoxa, ndërsa më herët ka qenë një fshesar në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit, punëtor ngarkim-shkarkimi apo faturino.

Për këtë ka reaguar edhe Sali Berisha, i cili në konferencën me gazetarët tha se “si ka mundësi që një fshesaxhi të bëhet i pasur me 6 milionë euro nga Erion Veliaj.

Të Fundit