Përdorimi i drogës nga Elon Musk është i njohur prej kohësh, por konsumi u rrit ndjeshëm gjatë fushatës zgjedhore të Donald Trump vitin e kaluar, thanë për New York Times njerëz të njohur me aktivitetet e tij. Konsumi i drogës nga Elon Musk shkoi aq shumë përtej përdorimit të rastësishëm saqë madje i preku edhe fshikëzën e urinës, çka thuhet se këtë ai ua tregoi vetë disa personave.
Gjatë fushatës zgjedhore të Donald Trump, Elon Musk mbante një kuti ilaçesh që përmbante 20 pilula. Elon Musk gjithashtu mori Ecstasy dhe kërpudha psikedelike, raportoi New York Times.
Elon Musk u tha njerëzve se po merrte aq shumë ketaminë saqë po i ndikonte në fshikëzën e urinës, thuhet në raport. Ishte e njëjta kohë kur Musk u përball me dramë familjare me marrëdhënie romantike të mbivendosura dhe beteja ligjore për fëmijët e tij, nënat e tyre etj.
Shitjet e Teslës kanë rënë pjesërisht për shkak të një reagimi negativ ndaj aktiviteteve politike dhe personalitetit bombastik të Musk, ndërsa SpaceX këtë javë pësoi një tjetër pengesë në një program kyç raketash. Aksionet e Teslës ranë 0.8% para tregtimit të rregullt të premten në New York. Aksioni ka rënë 11% këtë vit, duke u rikuperuar kryesisht nga një rënie e thellë në tremujorin e parë.