Pas një sërë postimesh ditën e djeshme mbi situatën e zjarreve, kryeministri Rama e ka nisur edhe këtë të enjte me një status në lidhje me këtë problematikë.
Sipas tij, situata duket e përmirësuar, por mbetet një tjetër ditë në gatishmëri të lartë.
Rama shkruan se janë të neveritshme lehaqeniet, siç i quan ai, ndërsa uron një ditë sa më të qetë për të gjithë.
“Mirëmëngjes! Dhe me një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme, por me rreziqe e të papritura në çdo çast; me neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri, nga Spanja e deri në Turqi, ju uroj një ditë sa më të qetë të gjithëve,” shkruan Rama.