Netanyahu: Shkatërruam 70% të prodhimit të çelikut në Iran. Do të vazhdojmë t’i godasim

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij do të vijojë sulmet ndaj Iran, duke theksuar se objektivi janë burimet ekonomike që financojnë aktivitetet ushtarake.

Në një reagim të fundit, Netanyahu u shpreh se Izraeli ka goditur rëndë kapacitetet industriale të Iranit, duke pretenduar se është shkatërruar rreth 70% e aftësisë për prodhimin e çelikut, material që sipas tij përdoret për armë.

Ai shtoi se sulmet e fundit kanë në shënjestër edhe fabrikat petrokimike, të cilat i cilësoi si “makina e parave” të Iranit.

“Këto janë burimet që financojnë terrorin kundër nesh dhe botës. Ne do të vazhdojmë t’i godasim, siç kam premtuar”, deklaroi Netanyahu.

Deklarata vjen në një kohë tensionesh të larta në rajon, me përshkallëzim të sulmeve dhe kërcënimeve mes dy vendeve.

Të Fundit