Irani po zhvillon aktualisht një raketë balistike të aftë për të arritur zemrën e Evropës.” Kështu deklaroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një intervistë me podkasterin Patrick Bet-David.
Sipas Netanyahut, Teherani po prodhon “një raketë balistike ndërkontinentale, e cila mund të mbajë koka bërthamore, që mund të godasë si Evropën ashtu edhe Shtetet e Bashkuara”.
Sipas tij, Hamasi mund të mos e kishte nisur sulmin e 7 tetorit 2023 nëse Donald Trump do të ishte në Shtëpinë e Bardhë. Në të njëjtën kohë, Netanyahu shtoi se ai gjithashtu beson se Irani, me Trump si president, “do të kishte qenë më i kujdesshëm”.