Nesër mbledhja e grupit të PD, Berisha: Jam i pari që do shkoj, s’jemi të ndarë

Pasi takoi disa antarë të Komisionit të Rithemelimit, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat.

Në fjalën e tij para gazetarëve, Berisha ka theksuar që i pari që do të jetë në mbledhjen e nesërme të Grupit parlamentar do të jetë Sali Berisha, edhe pse zyrtarisht nuk i ka ardhur një ftesë.

“I pari që do të jetë në atë mbledhje është Sali Berisha. Sali Berisha ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmuar me referendumin e 18 dhjetorit dhe me zgjedhjet e 6 marsit”, tha Berisha.

Më tej ai theksoi se grupi parlamentar i PD-së nuk është i ndarë.

“Jo, nuk ka grup të ndarë, ka një grup parlamentar, e kam theksuar dhe e theksoj edhe njëherë se e ndani ju, ai nuk është i ndarë.  Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj, normale”, tha Berisha.

Të Fundit