Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon një video-mesazh një ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të partisë.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, kryedemokrati Basha thekson se nesër partia më e madhe opozitare në vend “do të zgjedhë të ardhmen”.
Ndërkohë, duke e shoqëruar me pamje nga Kuvendi i PD, Basha iu kujton të gjithë demokratëve se mbledhja do të nisë në orën 11:00 te Pallati i Kongreseve.
“Nesër zgjedhim të ardhmen”, shkruan Basha.
Kuvendi Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-së.
Nesër në të gjithë degët e PD në rrethe do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës, vendim i dalë nga Kuvendi i Berishës. Megjithatë Basha ka deklaruar se nuk njeh asnjë vendim të dalë nga ky Kuvend.
Nesër zgjedhim të ardhmen 🇦🇱✌️ pic.twitter.com/hHwwilp53v
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) December 17, 2021