Nëse Berisha fiton? Salianji: Nuk ndodh, është si të zbresin alienët në Shkodër!

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar se Sali Berisha në asnjë mënyrë nuk mund të fitojë Bashkinë e Shkodrës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Salianji tha se një gjë e tillë do të ishte njëlloj sikur alienët të zbresin në Shkodër, pra nuk mund të ndodhë.

Ylli Rakipi: Ju thoni se Shkodrën e fiton Lulzim Basha?

Ervin Salianji: Unë besoj se po.

Ylli Rakipi: Nëse Shkodra mbetet te demokratët e merr Sali Berisha. Do të ulemi bashkë këtu pas datës 6 mars.

Ervin Salianji: KA tre kandidatë. Ai i PD, i PS dhe kandidati i LSI.

Mentor Kikia: Po tregohesh hipokrit sepse Bardh Spahia ka qenë gjithmonë me PD.

Ervin Salianji: Ata që duan ta dëmtojnë PD-në, kanë shkuar të LSI.

Ylli Rakipi: Po e quajmë kështu, po sikur të fitojë kandidati i LSI pra?

Ervin Salianji: Koalicionet bëhen mes partive. LSI është parti. Komisioni i Rithemelimit është një inat, nuk ka një formë, nuk e dimë çfarë forme do të marrë..Është njësoj sikur alienët të zbresin në Shkodër. PD do të fitojë.

Ylli Rakipi: Ore aman mos bën gabim, se unë të quaj të mençur dhe serioz ty…

Ervin Salianji: Ai (Berisha) a tërhiqet nga politika po ndodhi kështu?

Të Fundit