“Nëna jote” – Përgjigjja e zëdhënëses së Trump ndaj gazetarit sjell reagime

Mënyra e paprecedentë se si zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me takimin e ardhshëm të Donald Trump me Vladimir Putin ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Konkretisht, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Leavitt, iu përgjigj me frazën “nëna jote” një gazetari të HuffPost, i cili e pyeti se kush e sugjeroi Budapestin si vendndodhjen e takimit të ardhshëm të Trump me presidentin rus.

Siç raportoi HuffPost, pyetja u ngrit sepse kryeqyteti hungarez ishte vendi i nënshkrimit të Memorandumit të Budapestit në vitin 1994, në të cilin Ukraina hoqi dorë nga mijëra armë bërthamore që kishte trashëguar pas rënies së Bashkimit Sovjetik, në këmbim të garancive se Rusia do të respektonte integritetin territorial të Ukrainës.

Levitt, duke postuar në X pasi biseda u zbulua, u përgjigj me një ton agresiv: “Për ta vënë në kontekst, S.V. Date i Huffington Post nuk është një gazetar që interesohet për faktet. Ai është një gazetar i krahut të majtë që ka sulmuar Presidentin Trump për vite me radhë dhe vazhdimisht e ka bombarduar telefonin tim me argumente demokrate. Vetëm hidhini një sy postimeve të @svdate, duket si një ditar personal anti-Trump”.

Më vonë gazetari postoi një pamje të ekranit të mesazhit me pyetjen e HuffPost dhe përgjigjet e saj.

Të Fundit