Nëna dhe djali 14-vjeçar humbin jetën nga zjarri, në gjendje të rëndë 6-vjeçari

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq të Korçës, brenda së cilës ndodheshin nëna me dy fëmijët e saj.

Si pasojë, kanë ndërruar jetë nëna dhe djali 14-vjeçar i cili u dërgua për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë fëmija tjetër 6-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Të Fundit