“Nëna Aneta e im atë u tërhoqën nga varri”, Rama: Ma bëni hallall! Kam vetëm një opozitë që nuk e mund dot, Lindën!

Kryeministri Edi Rama në fjalimin e fitores tha edhe disa fjalë zemre për dy prindërit e tij, që nuk jetojnë më. Sipas kryeministrit edhe në këtë fushatë, ata u tërhoqën nga varri nga ata që i quajti “të mosozotshmit”.

“Ma bëni hallall”-tha Rama, i cili tha se “ata janë krenarë për mua dhe Shqipërinë”.

“Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar ime më, Aneta nuk më ndoqi si hije dashurie pa kushte, në atë pozicionin e saj legjender para televizorit, deri ditën që iku për tu bashkuar me tim atë. Por duke qenë se edhe këtë herë u tërhoqën jashtë nga varri në fushatën e mosozotshme të të mosozotshmëve, dua ti them të ma bëjnë hallall dhe besoj se po na shohin nga larg, dhe janë krenar për mua dhe për Shqipërinë që ne po ndërtojmë”, u shpreh nder te tjera kryeministri.

Nje falenderim kishte edhe për familjen e tij, veçanërisht për bashkëshorten, Linda Rama, e cila sipas tij është shtylla që i mban të bashkuar

“Ndërkohë që unë sot jem krenar për Rean dhe Gregun që nuk na shkaktojnë asnjë dhimbje koke, që jetojnë jetën e tyre larg zyrave të shtetit, larg cdo marrëdhënie në konflikt interesi, duke duruar sidomos Rea, agresione nga më të neveritshmet.

I falënderoj dhe i uroj që tju bëj krenar me punën time sot dhe ishallah me gjurmën e punës time nesër.

Falënderimit më të veçante e kam për të vetmen opozitë që unë nuk arrij ta mund dot, po shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e Zahos, nënën e Reas dhe shoqen besnike të Gregut.

Linda është shtylla që mban të katër këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”, tha Rama.

Të Fundit