Nën efektin e drogës tentoi t’i largohej patrullës: 29-vjeçari përplas me makinë dy policë, efektivët përfundojnë në spital

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi nën efektin e dogës ka aksidentuar me makinë dy efektivë policie në tentativë për t’u arratisur.

Mësohet se në pranga ka rënë i riu me iniciale S. Xh., i cili dyshohet se teksa drejtonte mjetin në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën ndihmë mjekësore në spital.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. Xh., 29 vjeç. Ky shtetas me automjetin që dyshohet se e drejtonte në efektin e lëndëve narkotike, pasi ka parë shërbimet e Policisë ka përplasur një automjet policie, gjatë tentativës për t’u larguar.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 2 punonjës policie, të cilët morën asistencë mjekësore në spital. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Të Fundit