Nën efektin e alkoolit shkatërron derën e Urgjencës në Vlorë, shpallet në kërkim 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka dëmtuar me grusht derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal në Vlorë. Sipas policisë ai dyshohet se ishte nën efektin e alkoolit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. B., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, nën efektin e alkoolit, ka dëmtuar derën e Urgjencës së Spitalit Rajonal Vlorë, duke e goditur me grusht”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit