Nën akuzë se pagoi 30 mijë euro për të vrarë bashkëshorten, çfarë thotë Naim Murseli në polici për krimin

Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se të njëjtit kanë bashkëpunuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Liridona u vra mbrëmjen e së mërkurës, nga një person që u paraqit si grabitës dhe kërkoi para ndaj familjes Murseli, e cila po kthehej me veturë në shtëpi.

Liridona është vrarë nga i dyshuari.

Naim Murseli ka deklaruar në polici atë natë se autori kërkoi para e më pas urdhëroi Naimin të largonte fëmijët nga vetura. Pas këtij momenti, vrau 30-vjeçaren.

 

Megjithatë, autori Granit Plava ka pranuar sot përpara policisë se ai ka kryer veprën në fjalë dhe se për të bërë këtë akt kriminal ishte urdhëruar nga vet Naimi.

Naim Murseli është dakorduar me Granitin që për 30 mijë euro “të kryhet kjo punë”.

Pamje të kamerave që dëshmojnë takimet mes tyre janë konfiskuar nga policia.

Të Fundit