Negociatat me Bashkimin Europian, Rama: Duhet të ecim pa humbur asnjë afat

Kryeministri Edi Rama në nisje të konferencës në Kryeministri ku po shpaloset një panoramë e negociatave me Bashkimin Europian theksoi se Shqipëria po ecën me hapa konkretë për të përmbushur reformat që nevojiten dhe janë në linjë me standardet europiane.

“Është me rëndësi për të pasur parasysh gjithë hapat e mëtejshëm sidomos kalendarin, pasi në bazë të planit të përbashkët me Komisionin Europian, na duhet të ecim pa humbur asnjë afat. Dhe nga ana tjetër prezantimi do të vazhdojë edhe me planin e rritjes që është i lidhur merr reforma dhe masa që duhen përmbushur”, tha Rama ku më pas i dha fjalën kryenegociatores, Majlinda Dhuka.

Të Fundit