“Në shtator më përdhunuan, s’mund ta harroj kurrë!”, rrëfimi dramatik i deputetit britanik: Jam transgjinor

Një deputet konservator ka bërë të ditur se është transgjinor dhe se ka qenë viktimë e përdhunimeve dhe shantazheve. Jamie Wallis, deputeti për Bridgend, tha; ” jam transgjinor, ose më saktë, dua të jem”, ndërsa u diagnostikua me disfori gjinore. 37-vjeçari tha se ai ishte “ndjerë kështu që kur ishte fëmijë shumë i vogël” por “imagjinove se do të largohesha nga politika shumë përpara se ta thosha këtë gjë me zë të lartë”. Wallis, i cili fitoi mandatin e tij në zgjedhjet e përgjithshme të 2019-ës është bërë deputeti i parë transgjinor në Britaninë e Madhe.

Në një deklaratë të postuar në faqen e tij të internetit pak para orës 3 të mëngjesit të sotëm, Wallis shkroi:

“Unë jam trans. Ose për të qenë më i saktë, dua të jem. Jam diagnostikuar me disfori gjinore dhe jam ndjerë kështu që kur isha fëmijë shumë i vogël. Nuk kisha ndërmend ta ndaja kurrë këtë me ju. Gjithmonë kam imagjinuar se do të largohesha nga politika përpara se ta thosha këtë me zë të lartë.” Ai tha se kishte pasur një “telefonatë” në vitin 2020 ku dikush e kishte shantazhuar dhe më pas i kishte dërguar babait dhe familjes së tij fotografi të tijat.

Sipas deputetit, personi në fjalë donte 50,000 paund për të heshtur. Policia ishte mbështetëse dhe mirëkuptuese dhe me këtë rast sistemi funksionoi. Deputeti tha se autori pranoi fajin dhe u dënua me dy vjet e nëntë muaj burg, raporton The Times.

 

“Për një kohë dukej sikur do të isha në gjendje të vazhdoja me gjërat dhe të vazhdoja përpara. Të qenit deputet dhe të fshehësh diçka të tillë do të ishte gjithmonë e vështirë, por me arrogancë supozova se e kisha dëshirën. Disa muaj më parë, në shtator, “u lidha” me dikë që e takova në internet dhe kur zgjodha të thoja “jo” kur ai vendosi mos të vinte prezervativ gjatë marrëdhënies, ai zgjodhi të më përdhunonte. Nuk kam qenë vetvetja që nga ky incident dhe nuk mendoj se do të shërohem ndonjëherë. Nuk është diçka që harrohet kurrë. Unë nuk jam mirë.”

 

Wallis iu referua një incidenti në nëntor kur ai përplasi makinën në një shtyllë pranë shtëpisë së tij. Fillimisht ai u arrestua me dyshimin për drejtimin e mjetit në gjendje të papërshtatshme, dhe më pas u gjobit për mosrespektim të shenjave rrugore.

Të Fundit