<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/JHZBv9Pl5z0?si=UvxDux74SblxysZk” title=”YouTube video player” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>
Disa ditë më parë trajtuam pronësinë e dyqanit të Filda Hetës në rrugën e Bogdanëve dhe makinacionet për përvetësimin e kësaj prone. Ndaj veprimeve të INUK Tiranë, që prishi dyqanin në fjalë pa vendim, janë bërë 6 kallzime në polici, njëri prej të cilëve, po hetohet nga prokurorja Silvana Lule, e cila nga 2018-ta deri më sot vetëm e ka zvarritur hetimin. Nga ana tjetër përvetësuesi Eduard Kelmendi i është drejtuar gjykatës me një kërkesë penale kundër Filda Hetës dhe emisionit Stop, për publikimin e këtyre fakteve dhe provave. Gjyqtarja Marinela Osmani, është shfaqur dukshëm e njëanshme në këtë kërkesë, duke favorizuar hapur Eduard Kelmendin.Ajo ka lejuar avokaten e Kelmendit, të shkelë etikën në proces, duke shfaqur afërsi me të.