Në qeli prej tetorit, Meta mbërrin në SPAK nga tuneli që lidhet me burgun 313

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbërritur në ambjentet e Prokurorisë së Posaçme nga qelia 313 me anë të tunelit që lidh burgun me SPAK.

Meta do të merret në pyetje nga prokurorët lidhur me aferën e CEZ/DIA dhe lobimin në SHBA. Ai është thirrur të jetë në SPAK në prani të avokatit mbrojtës.

Meta do të merret në pyetje si person në hetim, ndërsa dje ishte thirrur për tu marrë në pyetje ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, mamaja e saj, Fatime Kryemadhi dhe bashkëpunëtorja e ngushtë Ema Çoku.

Si Monika, nëna e saj Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku nuk kanë pranuar të flasin para prokurorëve.

Meta dhe Kryemadhi janë në hetim për tre vepra penale, “korrupsion” në 3 raste, “pastrim parash” dhe “fshehje të pasurisë”.

Të Fundit