Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim ka dhënë sot mesazhe të forta kushtuar fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.
E pranishme në një konferencë për promovimin e një shkolle si qendër komunitare, ambasadorja amerikane theksoi se në internet apo dhe në mesazhet që ndonjëherë përcjellë politika, lexohet gjuha e urrejtjes.
“Dua t’ju them që nëse jeni pjesë e shkollave, programeve është me rëndësi që të bëni diçka dhe të veproni me ambicie dhe respekt. Dua që të jemi ambiciozë për veten, për shkollat, për vendin tonë, për popullin tonë. Të mendoni në përmasa të mëdha, të mendoni për atë që kini dhe atë që mund të jeni. Nuk duhet thjesht të punosh me përmasa të mëdha, por të punosh dhe fortë. Po gjithashtu do të mund të zhvilloni aftësitë tuaj. A është gjuha angleze, leximi, apo diçka tjetër? Zhvillojeni. Respekti është i rëndësishëm, që nis nga respektimi i vetvetes. Duhet t’ja bëni vetes çdo mëngjes; kush jam unë dhe se cili dëshiroj të bëhem. Respektojeni veten, të tjerët! Respektoni jo për shkak të ndonjë faktori tjetër, por për shumë arsye. Qoftë nëse e lexojmë në internet dhe në politikë, dëgjojmë ndonjëherë mesazhe urrejtje. Ata duhan që ju të urreni dikë tjetër për shkak se janë më të pasur se ju apo vjen nga një pjesë tjetër e vendit, apo komb tjetër. Ekziston një shprehje që thotë; urrejtja urren enën që mban. Duke mbajtur urrejtje brenda vetes suaj, është e dëmshme për ju, do të shkatërronte vetëvlerësimin tuaj. Për këtë arsye refuzoni urrejnë dhe ata që mbartin mesazhin e urrejtjes. Por edhe mbusheni me ambicie për veten, se jeni më të mirë se kaq. Ju duhet të keni parasysh se deri sa doni të ecni në jetë, nuk i bëni dot gjerat vetë, duhet të jeni pjesë e një ekipi. Të gjithë ata që janë pjesë e programeve të shkollave komunitare, janë pjesë e një ekipi. Duhet të merrni ndihmë nga miqtë, të jeni të gatshëm dhe për ta. Dhe dua që ta dini, si ambasadë e SHBA-ve, si ambasadorja amerikane këtu, unë ju konsideroj se jeni pjesë e ekipit tonë. Dua dhe shpresoj që ju të na konsideroni si pjesë e ekipit tuaj. Shkoni në botë, mbajeni mend se kush jeni, mendoni se çfarë do të bëheni dhe punoni me punën në ekip. Mos harroni se jeni fëmijë dhe jeni të shkëlqyer. Kjo duartrokitje është për ju!”, tha ambasadorja.