Prokuroria e Posaçme do të marrë nesër në pyetje presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta si person nën hetim.
Meta qëndron në paraburgim prej 21 tetorit 2024, teksa hetohet për “korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Akuza të ngjashme ka edhe deputetja Monika Kryemadhi, njëherazi ish-bashkëshorte e Ilir Metës. Ndaj Kryemadhit, GJKKO ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.