Një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar nga puna, pasi e akuzuan për konsum alkooli, ndërkohë që shpjegon, se alkool nuk ka konsumuar, por lënë narkotike po, pasi ia kërkonte detyra, të ishte në mes të bandave.Cështja shkoi në gjykatë dhe në vitin 2022 u zbardh vendimi nga Gjykata Administrative e shkallës së parë, që ky ish-punonjës të dëmshpërblehej me 8 paga. Por Gjykata Administrative e Apelit nuk e ka marrë ende në shqyrtim këtë cështje që nga viti 2022.Ne shkuam të interesohemi, se pse nuk është marrë në shqyrtim kërkesa për përshpejtim, që qytetari ka bërë, por na thuhet, se janë në shqyrtim dosjet e vitit 2018.
