Të tjera detaje kanë dalë mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku mbeti i vdekur pas një sulmi me thikë 34-vjeçari Amarildo Hoxhallari.
Sipas burimeve për media, bëhet me dije se shkak për vrasjen ishte bërë ngacmimi nga ana e Hoxhallarit e të fejuarës së autorit, 25-vjeçarit Darmen Keli.
Po ashtu mësohet se se Hoxhallari ka shkuar në gjendje të rëndë në spital, ku më pas ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të rënda, pas 4 thikave të ngulura dy në gjoks dhe dy në këmbë.
Ndërkohë vijon puna nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ku në Unazë të Re, është plagosur me mjet prerës shtetasi A. H., ju informojmë se ky shtetas si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për arrestimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.