Policia e Shkodrës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike, në fshatin Kir.
Në kuadër të operacionit të koduar Forest u vu në pranga shtetasi M. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 33-vjeçari dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetas të tjerë, për kultivimin e 10 274 bimëve narkotike kanabis, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 10.08.2023.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.



