Në hapin e shkencës/ Zhvillohet vaksina kundër varësisë nga kokaina

Brazili, konsumatori i dytë më i madh në botë i kokainës , ka njoftuar zhvillimin e vaksine për varësinë nga droga e fortë dhe derivati ​​i tij i fuqishëm, “crack”, e cila merret në formë djegieje me bidon ose me llullë.

Siç raporton AFD, me emrin “Calixcoca”, vaksina eksperimentale ka rezultuar veçanërisht inkurajuese në testet e kryera në kafshë laboratorike.

Deri më tani, rezulton se ilaçi i prodhuar, shkakton një përgjigje imune që parandalon kokainën dhe crack-un të arrijnë në tru, duke rritur shpresat e studiuesve për të ndihmuar përdoruesit të thyejnë “ciklin” e varësisë.

E thënë thjesht, ata që ishin të varur nga kokaina nuk janë më të varur nga ajo drogë e veçantë

“Nëse trajtimi i vaksinës merr miratimin nga autoritetet kompetente, kjo do të jetë hera e parë që varësia ndaj kokainës do të luftohet me një vaksinë ,”tha psikiatri Frederico Garcia , koordinator i ekipit që zhvilloi formulimin e injektimit në Universitetin Federal të Minas Gerais.

Ekipi që zhvilloi vaksinën, fitoi vlerësimin kryesor javën e kaluar, me vlerë 500,000 €, në çmimet “Euro Health Innovation for Medicine” në Amerikën Latine, të sponsorizuar nga kompania farmaceutike “Eurofarma”.

 

 

Të Fundit