Në Greqi tufa e deleve ha rreth 100 kg kanabis

Një ngjarje krejtësisht e pazakontë ka ndodhur në Greqi.

Teksa një bari kishte nxjerrë delet e tij për të kullotur në zonën e Magnezisë, Greqi, kafshët u drejtuan te një serë ku rritej kanabisi për qëllime farmaceutike dhe hëngrën thuajse 100 kilogramë të kësaj bime.

Siç raporton portali TheNeëspaper.gr, pronari i serrës nuk u besonte syve kur mësoi se prodhimi i tij i kanabisit kishte pësuar shumë dëme fillimisht nga stuhia dhe më pas delet hëngrën edhe atë që kishte mbetur.

“Nuk e di nëse është për të qeshur apo për të qarë. Kishim valë të forta të nxehtit dhe humbëm një pjesë të prodhimit. Kishim përmbytje dhe ato shkatërruan një pjesë tjetër. Dhe tani, pas gjithë kësaj, kemi një tufë delesh, e cila hyri në objekt dhe filloi të hante atë që kishte mbetur, sinqerisht nuk di çfarë të them”, tha pronari i një ferme të licencuar kanabisi.

Të Fundit