Në Gjermani mund ti jepni makinës edhe pas përdorimit të marijuanës: «Nuk ka rrezik»

Në Gjermani, përdorimi i marijuanës tani është I ligjshëm edhe ndërsa i jepni makinës, me disa kushte specifike

Ndërsa në Europë, me projektligjin për sigurinë, është vendosur një rregullim i fortë mbi kanabisin light, në Gjermani përdorimi i marijuanës është bërë ligjor edhe kur ndodheni në timon. Kjo vendimmarrje është në përputhje me politikën e liberalizimit të pjesshëm të substancës të vendosur nga Berlini.

Megjithatë, ka disa kufizime të rëndësishme: shoferi duhet të ketë patentën për më shumë se dy vjet, të jetë mbi 21 vjeç dhe koncentracioni i THC-së – përbërësi aktiv i marijuanës – në serum nuk duhet të kalojë 3,5 nanogramë për mililiter.

Sipas ekspertëve të konsultuar nga qeveria gjermane, këto koncentracione nuk do të ndikojnë negativisht në aftësitë e drejtimit dhe në sigurinë rrugore, edhe pse aktualisht nuk ka studime shkencore që të provojnë të kundërtën.

Për ata që shkelin këto rregulla, parashikohet një gjobë prej 500 euro dhe pezullim i patentës për 30 ditë. Kontrollimet do të bëhen duke analizuar një mostër saliva dhe, në rast të nevojës, do të konfirmohen me një mostër gjaku.

Ndërkohë, është e ndaluar të drejtoni nëse jeni nën ndikimin e alkolit dhe marijuanës, me një gjobë prej 1.000 euro. Në Europë, ndalohet gjithashtu drejtimi nën ndikimin e çdo lloji substancash narkotike, edhe të lehta, dhe për shkelësit parashikohet një gjobë prej 1.500 euro.

Të Fundit