Drejtori i Përgjithshëm i Policise së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda, në ditën e parë të punës, dje, ka emëruar Drejtoreshë të Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Anisa Duçkollari, bashkëshortja e Dëshmorit të Policisë Sajmir Duçkollari.
Anisa mbante postin e Shefes se Sektorit në këtë drejtori dhe zëvendësoi Zef Laskën i cili ka mbushur moshën e pensionit
Kjo është hera e parë që një oficere policie emërohet në detyrë kaq të rëndësishme, gjë që tregon edhe qasjen e drejtorit të ri ndaj Policisë.
Anisa Duçkollari mban gradën Drejtues.
Polici Saimir Duçkollari humbi jetën në krye të detyrës në vitin 2009 në aksionin për të arrestuar Dritan Dajtin pranë plazhit “Iliria” në Durrës. Gjatë operacioni të dështuar mbetën të vrarë edhe 3 efektivë të tjerë policie, Fatos Xhani, Sajmir Feskaj dhe Altin Dizdari.
Kujtojmë që ditën e djeshme Ilir Proda mori zyrtarisht detyrën dhe u zotua që procesi i përzgjedhjes së drejtuesve të Policisë në qarqe do të jetë I bazuar në performancë dhe integritet.