Kryeministri Edi Rama teksa kalon pushimet në Himarë ka takuar ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.
Rama ka ndarë një foto në rrjete sociale, ku të veshur të dy me të bardha, qeshin teksa shohin në telefonin që kryeministri mban në dorë.
Në mbishkrim, Rama nuk i ka kursyer batutat, duke e quajtur një betejë ndërtimin e tuneleve të Llogarasë me atë të Murrizit, ndërsa tregon se çfarë i ka thënë Manja për ndërtimin e këtij të fundit.
“Në Livadh, Himarë, beteja e tuneleve mes Murrizit dhe Llogarasë, ku dibrani në krahun tim i thotë vlonjatit në pasqyrën e ajfonit, “Gzoju për verë me tunelin 2 or ka Tirona, se erdh 31 dhjetori e do t’marr n’Dibër t’shofësh ça osht gzimi dimrit nji or larg Tirone”, shkruan Rama.