Një 49-vjeçar në Pogradec është arrestuar pasi dhunoi bashkëshorten e tij ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Sipas njoftimit të policisë ai goditi me sende të forta bashkëshorten e tij dhe u largua nga banesa por si rezultat i kontrolleve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ai është lokalizuar dhe arrestuar.
Ndërkohë bashkëshortja e 49-vjeçarit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.