Ndryshon lista e bizneseve që lejohen të punojnë.

Teksa masat kundër përhapjes së CoVid-19, për njerëzit janë shtrënguar dhe tashmë lejohet që vetëm që një person të lëvizë nga shtëpia me leje nga policia, së fundmi është zgjeruar lista e bizneseve që do të lejohen të kryejnë aktivitetin e tyre.

Në një urdhër të firmosur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu thuhet se duke filluar nga sot lista e bizneseve që do të lejohen janë gomisteritë, kancelaritë dhe libraritë. Këto biznese qëndronin të mbyllura me urdhër të qeverisë si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Edhe këto biznese duke filluar nga nesër mund të hapin aktivitetin e tyre në fashën e orarit 05:00-13:00.

Të Fundit