Ministrat e rinj të kabinetit qeveritar janë betuar këtë të premte në Pallatin e Brigadave. E para që u betua ishte Albana Koçiu, e cila mori detyrën e zëvendëskryeministres. Pas Koçiut u betua ministri i ri i Jashtëm, Ferit Hoxha dhe më pas ministri i Brendshëm, Besfort Llamallari.
Ministrat e rinj:
Albana Koçiu-Zëvendëskryeministre;
Ferit Hoxha- Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Besfort Lamallari- Ministër i Punëve të Brendshme;
Ermal Nufi- Ministër i Mbrojtjes;
Toni Gogu- Ministër i Drejtësisë;
Enea Karakaçi- Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Erjona Ismaili- Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Parlamenti votoi të enjten ndryshimet në qeveri. Ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha u votua me 83 vota pro. Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari u miratua me 83 vota pro dhe 4 kundër.
Me 83 vota pro dhe 3 kundër, Parlamenti miratoi emërimin e Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres.
Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi u miratua me 83 pro, 0 abstenim dhe 6 vota kundër. Ministri i ri i Drejtësisë, Toni Gogu u miratua me 83 pro 0 abstenim dhe 5 kundër.
Ministri i ri Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi u votua me 83 vota pro, 0 abstenim, 6 kundër. Ministrja e re Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili u miratua me 82 pro, 0 abstenim dhe 4 kundër.




