Ndodhemi përballë Parkut Kombëtar, liqenit të Butrinit dhe atij të Bufit, që përbën një monument natyre, ku u ndeshëm me një masakër mjedisore. Me dhjetra produkte plastike, të ngecura në kallamishte dhe shumë të tjera, që kanë përfunduar në liqene.Kjo pasuri kombtare prej 10 mijë hektarësh, është shpallur trashëgimi e Uneskos, por pamja, që ajo ofron, është dëshpëruese.Mes bidonave plastikë kishte edhe një produkt, i prodhuar në vitin 2023, me afat skadence vitin 2026, i përdorur nga fermerët për luftimin e insekteve në agrume dhe që BE e ka ndaluar përdorimin, që në vitin 2019. Fermerët tregojnë, se këtu pinë ujë delet dhe lopët e tyre, duke shkaktuar ndotjen e prodhimeve.Ne njoftuam policinë dhe një grup ekspertësh erdhi në terren, për të kryer veprimet e nevojshme dhe për të analizuar mostrat nga Policia Shkencore.Denis Vogli, drejtor i ARM-së thotë, se do t’i drejtohet me shkresë zyrtare një sërë institucioneve përgjegjëse.Nga ana tjetër, drejtoria e Bujqësisë Bashkia Konispol, pas njoftimit tonë, bëri pastrimin dhe dezinfektimin e zonës.
- +355 67 220 8888
- [email protected]