Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur në Stamboll ku një grua shtatzënë, ka dashur të shkojë në spital me taksi me të shoqin kur kanë filluar dhimbjet e lindjes.
Në pamundësi për të gjetur një taksi, çifti mori metron.
Ndërsa dhimbjet e lindjes u shtuan në metro, shoferi ndaloi automjetin.
Gruaja turke, Hanife Mete solli në jetë djalin me ndihmën e bashkëshortit. Ato momente në metro u pasqyruan nga kamera