Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në ambientet e një kopshti në Fushë-Kosovë. Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar brutalisht nga edukatorja e një çerdheje shtetërore ‘Gëzimi Ynë
Ka qenë një familjari i të miturit i cili ka denoncuar rastin përmes një videoje, teksa shihet dhuna e ushtruar ndaj vogëlushit. Siç shihet edhe nga pamjet e rënda, 3-vjeçari has në rezistencë me dy edukatoret të cilat e tërheqin zvarrë dhe më pas e dhunojnë. Familjari i të miturit shprehet se ai ka pësuar trauma të rënda psikike si pasojë e dhunës ç’njerëzore të dy edukatoreve.
“Të nderuar media dhe prindër! Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gëzimi Ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 -vjeç. Shikoni kamerat ku shihet qartë që po rrihet e tërhiqet zvarrë, me pas e dërgojnë në një dhomë pa kamera dhe e rrahin pa mëshirë të tri mesueset e kësaj k***e!“Nipi im ka pësuar trauma të rënda psikike dhe nuk mund të flejë më, nipi po përjeton një ankth të madh. Kërkoj nga organet e drejtësisë ta bëjnë punën e tyre. Idiotëve dhe monstrave të tilla duhet t’i jepet fund një herë e përgjithmonë. Le të jetë rasti i fundit i dhunës ndaj fëmijëve. P*****ve të ndyra do t’i jepet fund”, shkruan ai.
Rasti pritet të ketë reagime, pasi pamjet janë tepër shqetësuese.