Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi duke qenë në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksident rrugor në qytetin e Ersekës.
Policia e Korçës bën me dije se nga aksidenti ka patur vetëm dëme materiale.Për të mos mjaftuar aksidenti, dy drejtuesit nën efektin e alkoolit, pas përplasjes së makinave janë konfliktuar me njëri-tjerin.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit E. M., 40 vjeç dhe F. R., 40 vjeç, banues në Ersekë, Kolonjë, pasi në qytetin e Ersekës, automjetet që i drejtonin secili në gjendje të dehur, janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale.
Për shkak të përplasjes së automjeteve, këta shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe më pas shtetasi E. M. është larguar nga vendi i aksidentit, pa u kryer veprimet policore.