Një ngjarje e pazakontë raportohet në Livorno të Italisë, ku një burrë ka kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij pas plot 18 vitesh pasi thotë se ka zbuluar që ajo është…burrë.
Burri pretendon se ka zbuluar se gjinia biologjike e gruas së tij në lindje ishte mashkull dhe se ai nuk është vënë në dijeni asnjëherë për këtë fakt.
“Zbulimi” ka ardhur gjatë procedurave të divorcit dhe prej andej vendimi për të kërkuar anulimin e kontratës së martesës.
Gjykata e Livornos, megjithatë, pas disa muajsh ia mohoi atë dhe tani burri do të mund të vazhdojë vetëm me një divorc të rregullt. Megjithatë, dy bashkëshortët (së shpejti ish) raportojnë versione të ndryshme në lidhje me atë që u tha dhe çfarë ishte fshehur.
Vendimi i Gjykatës në lidhje me kërkesën për anulim të kontratës së martesës thotë se mosnjohja e gjinisë së bashkëshortit në lindje “nuk mund të cilësohet as si gabim në lidhje me identitetin e personit dhe as si një gabim thelbësor në lidhje me cilësitë personale të bashkëshortit tjetër”, siç raportohet nga Corriere della Sera.
Kjo është arsyeja pse bashkëshortit iu refuzua anulimi i kontratës, pavarësisht se burri tha se po ta dinte më parë, nuk do të kishte dhënë pëlqimin për dasmën.
Gruaja tregon një histori tjetër, sipas së cilës burri ishte informuar para dasmës dhe që në fillim të lidhjes. Ndërkohë të dy ishin të martuar prej 18 vitesh, nga viti 2003 deri në vitin 2021 dhe kishin nisur edhe procedurat e nevojshme për birësim duke qenë se ajo nuk mund të kishte fëmijë. Në lidhje me këtë, versioni i burrit është se ajo tregoi një histori për një sëmundje për të cilën i ishte hequr mitra.
Sipas raportit të gjyqit, burri nuk donte të thellohej se pse gruaja e tij nuk mund të bënte fëmijë, edhe pse ajo kishte thënë se ishte e gatshme të fliste për ndryshimin e gjinisë, që ndodhi në vitin 1992, vite përpara se të dy të takoheshin.