Dhunoi për vdekje bashkëshorten, arrestohet 70-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një 70-vjeçar ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij 64-vjeçare.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se për shkak të dëmtimeve të marra, 64-vjeçarja ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë.
I moshuari është vënë në prangat e Policisë, ndërkohë materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
– arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.